Juan Cala doli në konferencë për media, për të sqaruar incidentin që ndodhi në takimin që Cadiz e fitoi 2-1 ndaj Valencias në fundjavën e kaluar.
Anëtari i Cadiz ka bërë të ditur se ai nuk ka bërë asnjë fyerje raciste ndaj Mouctar Diakhaby dhe se nëse do të kishte ndodhur, do të dëgjohej në mikrofonat e vendosur përreth fushës.
Mirëpo, Valencia dhe anëtari i tyre nuk u besojnë fjalëve të Calas, duke reaguar me një postim.
Klubi ka lëshuar një reagim në ueb-faqen e tyre, derisa edhe Mouctar Diakhaby ka dalë me një video.
“Te Valencia CF janë thellësisht të trishtuar nga deklaratat e bëra nga lojtari i Cadiz CF, Juan Cala këtë të martë, në të cilën 48 orë më vonë, ai mohoi fyerjen raciste të bërë ndaj Mouctar Diakhaby gjatë ndeshjes së La Ligas të luajtur të dielën e kaluar në Ramón de Carranza”.
“Cala ka humbur një mundësi të shkëlqyeshme për të pranuar gabimin e tij dhe për t’i kërkuar falje lojtarit. Në vend që ta bënte këtë, ai sulmoi si Diakhabyn ashtu edhe anëtarët e tjerë të Valencia CF”.
“Valencia CF dëshiron të përsërisë se ne i besojmë lojtarit tonë dhe ta mbështesim atë plotësisht. Pas kërcënimeve të bëra nga Cala në konferencën e tij për shtyp këtë të martë, 6 prill, Klubi, presidenti Anil Murthy dhe vetë Mouctar Diakhaby mbeten të vendosur në bindjen për të luftuar deri në fund, kudo që është e nevojshme, për këtë çështje për të mirën e futbollit dhe shoqërisë. Valencia CF nuk do të ndalet së luftuari për një përmirësim të protokollit dhe në betejën kundër racizmit në futboll”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll. /Telegrafi/
#YoCreoAMouctarDiakhaby pic.twitter.com/MC6GnXzjUN
— Valencia CF (@valenciacf_en) April 6, 2021
OFFICIAL STATEMENT |
JUAN CALA, WE DON'T BELIEVE YOU #YoCreoAMouctarDiakhaby— Valencia CF (@valenciacf_en) April 6, 2021