Telegrafi

Valencia dhe Atletico ndajnë pikët

Valencia e pa veten në disavantazh në fillim të ndeshjes, por u rikthye për të avancuar në 2-1 në fund të pjesës së parë, për të zhgënjyer fansat vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur pësoi golin e barazimit.

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguerro ua solli epërsinë e parë mysafirëve, duke shënuar pas vetëm shtatë minutash lojë, pas një asistimi nga Diego Forlan.

Por vendasit përmbysën rezultatin që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Së pari Pablo Hernandez barazoi rezultatin në minutën e 25-të, dy minuta më pas, sulmuesi David Villa i asistuar nga David Silva.

Kur u menduar se Valencia do të ishte fitues i takimit, Maxi Rodriguez shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, për të heshtur publikun vendas.

Barazimi është i treti për Atleticon, krahas dy humbjeve dhe asnjë fitoreje, ndërsa i dyti për Valencian, krahas dy fiteve dhe një humbjeje, të cilën e pësoi në ndeshjen e kaluar ndaj Getafes.