Chelsea po ofron mbështetje për familjen e talentit të tyre Kendry Paez shkaku i trazirave që kanë shpërthyer në Ekuador, ndërsa janë kryer një valë sulmesh nga organizata kriminale.
Ndërsa klubi londinez nuk ka komentuar për natyrën e mbështetjes së tyre të vazhdueshme, besohet se klubi po paguan për sigurinë gjatë gjithë kohës për 16-vjeçarin Paez dhe familjen e tij.
Të njëjtën mbështetje ka ofruar edhe Chelsea për anëtarët e familjes së nënshkrimit rekord Moises Caicedo, të cilët ende jetojnë në Ekuador.
Chelsea transferoi Paez, i vlerësuar si një nga të rinjtë më të mirë në botë, për 20 milionë euro nga klubi ekuadorian Independiente del Valle, me një marrëveshje që i riu do të bashkohet kur ai të jetë 18 vjeç- 4 maji i vitit të ardhshëm.
Situata në Ekuador, ku persona të armatosur sulmuan një një televizion, ka shkaktuar shqetësim në Chelsea për sigurinë e Paez dhe anëtarëve të familjes së tij.
Chelsea mbetet në kontakt të rregullt me Paez dhe ka ofruar mbështetje, siç do të bënte për të gjithë lojtarët në një situatë të ngjashme.
Paez vlerësohet si një nga talentët e rinj më emocionues në futbollin botëror dhe tetorin e kaluar, në moshën 16 vjeç e 161 ditë, u bë amerikano-jugori më i ri që ka shënuar në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, në fitoren 2-1 të Ekuadorit si mysafir ndaj Bolivisë.
I quajtur si diamanti i Ekuadorit, adoleshenti është tashmë lojtari më i ri dhe golashënuesi më i ri në ligën kryesore në vendin e tij, duke shënuar në debutim si 15 vjeçar. Ai ishte kapiten i Ekuadorit në finalen e Kampionatit të Amerikës së Jugut U-17 këtë vit dhe mban rekordi për të qenë më i riu që ka shënuar ndonjëherë në Kupën e Botës U-20.
Nënshkrimi rekord britanik i Chelseat, Caicedo, i cili është bashkëlojtar i Paez te Ekuadori, gjithashtu e filloi karrierën e tij në Independiente dhe dyshja ndajnë të njëjtin agjent, i cili gjithashtu kujdeset për sulmuesin Nicolas Jackson dhe së fundmi nënshkroi Ian Maatsen përpara huazimit të lojtarit te Borussia Dortmund. /Telegrafi/