Telegrafi

Valë e re shtrenjtimesh në Maqedoni

Ekspertët për çështje ekonomike paralajmërojnë një valë të re shtrenjtimesh, me ç`rast më shtrenjtë do të jenë fletëpagesat e muajit mars për energjinë elektrike, ndërsa në pritje është edhe rritja e çmimit të derivateve të naftës pas krizave që kanë përfshirë vendet prodhuese në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Qytetarët ndër temat kryesore kanë këto problematike dhe se në një reportazh të REL shprehen të gjitha shqetësimet për situatën e krijuar. “Duhet të jetë standardi më i lartë në mesin e qytetarëve. Tani me një rrogë mesatare 200-250 euro nuk mund të shtyhet tërë muaji”, theksojnë qytetarët e anketuar.

Sindikata e Punëtorëve në Maqedoni këto ditë ka dalë me shifra se shporta harxhuese për një familje katër anëtarëshe për një muaj kushton rreth 29 mijë denarë apo rreth 500 euro, për të kaluar një muaj, por shumica e familjeve janë nën këtë nivel.

“Të gjitha fletëpagesat për rrymë, ujë, shërbime komunale janë rreth 200 euro, ashtu që si të përballohet pjesa tjetër”, theksojnë qytetarët.

Derivatet e naftës këto ditë arrin në 110 dollarë për një barel, me tendencë për rritje të vazhdueshme. Tërë kjo periudhë e krizës po reflektohet kur Qeveria në vend të masave për zbutjen e krizës, po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. /Telegrafi/