Site icon Telegrafi

Valë e re dhune, rrihen edhe gjermanët dhe ukrainasit (Video)

Pas rrahjes që ndodhi të shtunën ndërmjet fansave të Anglisë dhe Rusisë, një incident ka ndodhur edhe sot (e diel) ndërmjet atyre të Gjermanisë dhe Ukrainës.

Bild raporton se përleshja ka ndodhur në qendrën e qytetit të Lille, në prag të takimit Gjermani-Ukrainë, transmeton Koha.net.

Në rrahje raportohet se janë përfshirë rreth 150 huliganë gjermanë, që janë rrahur me disa tifozë të Ukrainës, ndërsa thuhet se policia ka intervenuar shumë vonë.

Shishe, karrige dhe bombola gazi raportohet se janë përdorur në këtë rrahje.

UEFA ka paralajmëruar se incidente të tilla do të sanksionohen, përderisa Anglia dhe Rusia tashmë janë paralajmëruar se mund të diskualifikohen nga ‘Euro 2016’.

Exit mobile version