Telegrafi

Valdrin Sahiti u përkujdes për veshjen e Iskra Lawrence në Golden Globes

Ajo është një nga modelet më të kërkuara të momentit.

Iskra Lawrence është shfaqur elegante teksa ka pozuar për revistat InStyle dhe Warner Bros.

Bukuroshja ishte pjesë e ndejës së organizuar pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në hotel “The Beverly Hilton” të Los Angelesit.

Ajo dukej e bukur në një fustan me saten të kaltër teksa shfaqte shpatullat gjersa kishte brez të detajuar në bel.

E për këtë veshje të 28-vjeçares u përkujdes kreatori shqiptar i modës, i cili vepron në Kosovë, Valdrin Sahiti.

Këtë e ka bërë të ditur vet artisti teksa ka publikuar disa shkrime të mediat të huaja në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Golden Globes ka mësuar edhe fituesit, ku çmimet kryesore i kanë rrëmbyer filmi dhe protagonistët e tij, “Rhapsody Boehmian”. /Telegrafi/