Site icon Telegrafi

Valdrin Sahiti me pizhama rrugës për në qytet! (Foto)

Stilisti kosovar Valdrin Sahiti është shumë i pëlqyer për kreacionet e tij.

Një numër i madh i veshjeve të këngëtareve kosovare mbajnë vulën e tij, gjersa viteve të fundit ai ka zgjeruar biznesin e tij edhe në veshje solemne për meshkuj.

Ka ditur disa herë të befasojë publikun me paraqitjen e tij, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe me fotografinë e fundit të publikuar në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kreatori Sahiti në fotografinë e fundit shfaqet në pizhama të verdha, gjersa nga reflektimi në xhamin prapa tij vërehet që kjo fotografi është realizuar në një nga ambientet e jashtme, në rrugët e Prishtinës.

Se për çfarë ka menduar të dalë i veshur kështu, këtë gjë ai nuk e ka treguar. /Telegrafi/

Valdrin Sahiti shfaqet me pizhama
Exit mobile version