Telegrafi

Valdrin Sahiti përkujdeset për dukjen e reperes amerikane Yung Miami në “BET Awards”

Kjo nuk është hera e parë që kreatori Valdrin Sahiti kujdeset për dukjet e yjeve ndërkombëtarë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe së fundmi, pasi ai është përkujdesur për prezantimin e reperes amerikane, Yung Miami, në një nga ngjarjet e famshme vjetore.

Caresha Romeka Brownlee (emri i vërtetë i artistes) ka zgjedhur stilistin nga Kosova për “BET Awards 2021”.

Valdrin Sahiti (Foto: Instagram)

Ajo është shfaqur në një fustan transparent ngjyrë të gjelbër, i cili ia vë më në pah linjat trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valdrin Sahiti

Dukjen e ka kompletuar me një ‘look’ të veçantë që e ka bërë të shfaqet edhe më tërheqëse.

Yung Miami (Foto: Instagram)

Chrissy Teigen rreth një muaj më parë gjithashtu mori vëmendje në koncertin ‘Vax Live’ me fustanin e punuar nga Valdrin Sahiti.

Bella Thorne në anën tjetër për fejesë në prill zgjodhi kreacionin e po të njëjtit stilist. /Telegrafi/