Site icon Telegrafi

Valdrin Dalipi, preshevari i parë që do të vesh fanellën e një klubi spanjoll

Valdrin Dalipi ka bërë hapin e madh në karrierë.

Mesfushori i talentuar ka lënë skuadrën zvicerane Zurich për ta vazhduar karrierën në futbollin spanjoll.

17-vjeçari ka arritur të nënshkruaj kontratë me skuadrën spanjolle Cadiz.

Dalipi ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ekipin e Cadizit.

Cadiz bënë pjesë në La Liga2, ndërsa Dalipi synon që të zhvilloj ndeshje për tu rritur sa më shumë si futbollist.

Talenti nga Presheva, ka luajtur deri më tani për grupmoshat e Zvicrës, ndërsa në të ardhmen pritet ta vesh fanellën e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version