Telegrafi

Valdrin Sahiti përkujdeset për veshjet e këngëtares turke, Hadise

Valdrin Sahiti është një ndër kreatorët më të famshëm shqiptar edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Kreacionet e tij i kanë veshur shumë personalitete vendore, por edhe të huaja në ngjarje të ndryshme.

Ai së fundi është parë në shoqëri të këngëtares së famshme turke, Hadise, e cila njihet për shumë hite që ka sjell ndër vite.

Megjithëse mediat turke spekuluan për ndonjë romancë, këngëtarja nuk ka lënë vend për ndonjë keqkuptim.

“Nuk besoj se jemi të verbër. Diçka të vogël po mundohemi të bëjmë. Në fund të fundit, po dalim para njerëzve”, tha ajo.

Ndryshe, Sahiti është duke punuar në kreacione të reja të veshjeve ndërsa Hadise po punon në këngë të reja. /Telegrafi/