Telegrafi

Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kryetare të Mitrovicës 

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme do të dalë me kandidaten për kryetare të komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi.

Aktivistja, fituesja e çmimit Ndërkombëtar  për Paqe, Valdete Idrizi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka pranuar t’i hyjë kësaj sfide me arsyen e vetme, ‘dashurinë e madhe që ka për vendlindjen dhe qytetin e saj, Mitrovicën’.

“Kam vendosur t’i hyjë kësaj sfide me të vetmen arsye për të sjellë ndryshim në vendin tim. Kam një lidhje të ngushtë me vendin tim. Dashurinë që e kam për Mitrovicën më ka bërë t’i hyjë kësaj gare”, ka thënë Idrizi.

Ajo bëri të ditur për Telegrafin se është tërhequr nga të gjitha organizatat tjera joqeveritare.

Ndryshe, Valdete Idrizi, ka fituar çmimin ndërkombëtar për paqe “TheWIFTS Peace Award 2016”.

Ajo po ashtu ishte aktiviste dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “CIVIKOS”, e njohur për veprimtarinë e saj në Mitrovicë, veri edhe jug.

Idrizi gjithashtu ka qenë fituese e parë e Çmimit për Guxim, të ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2008 edhe Çmimin tjetër për Paqe, që i është ndarë nga federata evropiane “Optimist Internacional”.

Ndërkaq, në komunën e Mitrovicës, kandidaturën për kryetar komunë e kanë shpallë deri më tani tri partitë më të mëdha politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kandidat për kryetar komune zëvendësministrin aktual të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, ndërsa nga Aleanca Kosova e Re do të rikandidoj kryetari aktual Agim Bahtiri.

Nga Vetëvendosje do të kandidoj për kryetar komune, Fehmi Ferati. /Telegrafi/