Telegrafi

Valdet Rama pranon të vishet kuq e zi

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, dëshiron të shtojë edhe një sulmues kosovar në skuadrën e tij kuq e zi dhe disa ditë më parë ai ka kontaktuar Valdetin për ta ftuar në përfaqësuese. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari në një intervistë për Sport.

“Unë jam kontaktuar nga kombëtarja. Më ka telefonuar trajneri De Biasi,i cili më tha se duhet të luaj për vendim tim, për Shqipërinë. Unë i thash se jam i interesuar për këtë ofertë dhe është një gjë shumë e mirë për mua. Sigurisht se pranova të luaja me kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Rama./Telegrafi/