Site icon Telegrafi

Valdet Kacandolli përfundon garën e dytë të Portugalisë

Gjatë kësaj fundjave në Braga të Portugalisë, garuesi i vetëm nga Kosova, Valdet Kaçandolli me Suzuki Swiftin e tij, ka arritur të përfundojë me sukses garën më të shpejt të kampionatit evropian të garave malore EHC, duke i mbledhur edhe 8 pikët e vlefshme për klasifikim total.

Nga përvoja dhe natyra e garave malore, ato me drejtëza të shpejta, siç është Rampa Del Falpera, Kaçandolli ishte në disavantazh me grupin e tij, sepse shpejtësia maksimale e Swiftit është 192km/h, derisa konkurrenca kishte edhe performansë faktorin më të ulët, dhe si rezultat u larguan disa sekonda më lart.

Valdeti i cili mori rrugën i vetëm pa ekipë rreth 4 mijë km në Braga, ka thënë se ishte një garë fantastike sepse organizimi dhe ndjesia e garimit me një shteg me plotë publikë është thjesht madhështore, diçka që Kosovës i mungon për disa vjet me radhë.

“Mungesa e ekipit të garave, mandej shtegu jashtezakonisht shumë i përshtatshëm për mua, si dhe sfida me katër konkurrentë të cilët kanë vetura TCR, ka qenë përvojë e artë, duke e ditur se jam për herën e parë në këtë shteg, dhe gara e dytë në eHC, derisa jam tepër i kënaqur me rezultatin dhe me mënyrën se si e kam filluar këtë sfidë jetësore në karrierën time si garues i shtigjeve malore, por në nivelin më të lartë evropian”, përfudoi Kaçandolli, i cili i ka përpara edhe 6 gara për të tubuar pikë të vlefshme, të cilat janë edhe më afër për pjesëmarrje.

Garën e katërt me rend të kalendarit e fitoi ish-kampioni nga Shkupi, Stefanovski me rezultat total prej  4.26.478, derisa u pasua nga O’Play, Buck, Vesnic, Granier dhe me kohën 4.51.141, me vetëm 24 sekonda nga lideri i grupit, në shtegun 5 km, për Valdetin ishte ma e mira e mundshme në cilësinë e debutuesit të sezonës.

Eventi i radhës është pas dy javëve me 2-4 qershor në shtegun legjendar 115 vjeçar i formula 1, Ecce Homo në Sternberg të Çekisë.

Exit mobile version