Telegrafi

Valdes: Skuadra e Barcelonës, e përsosur

“Me transferimet e David Villas dhe Adrianos, skuadra është perfekte. Ata ishin lojtarë të rëndësishëm nëpër klubet e tyre dhe jam i sigurt se do të jenë edhe këtu. Ato janë transferime shumë pozitive dhe vendimi për t’i sjellë ata këtu ishte i mrekullueshëm. Jam i sigurt se ata do ta tregojnë këtë edhe në fushë”.

“Ne tani duam të fitojmë edhe më shumë. Unë dua të luaj në finalen e Wembleyt, për t’i lënë ngjarjet e të kaluarës mbrapa. Ne duam të përjetojmë përsëri atmosferën fantastike e të fituarit të atij titulli”, deklaroi Valdes. /Telegrafi/