Telegrafi

Valdes: La Liga më e mira në botë

“Jemi të kënaqur me mënyrën si shkoi loja… Pritëm një Real Madrid të guximshëm, i cili do të vinte të luajë një lojë të mirë në kundërsulme, sepse ka lojtarë të mirë për ta bërë këtë gjë”, citohet Valdes nga AS.

Duke llogaritur numrin e lojtarëve nga La Liga që konkurrojnë për Topin e Artë (gjashtë nga dhjetë) dhe duke u bazuar në ‘el Clasico’, portieri spanjoll thotë se Liga e Spanjës është “liga më e mirë në botë dhe kjo është arsyeja pse lojtarët më të mirë dëshirojnë të luajnë këtu”. /Telegrafi/