Telegrafi

Valdes flet për aventurën e tmerrshme te Unitedi

Victor Valdes ka deklaruar se ideja e fundit e tij ishte për përmbyllte karrierën pas kohës së tmerrshme te Manchester Unitedi.

Portieri spanjoll e ka cilësuar si të vështirë qëndrimin e tij te ‘Djajtë e Kuq’, pasi gjithmonë është ndier i vetmuar në skuadrën angleze.

“Është e vështirë për të shpjeguar, por të qenit i vetëm ishte i vështirë”, ka deklaruar Valdes, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Victor Valdes me ekip të ri

Tutje, portieri i Middlesbrough ka treguar që ka menduar edhe pensionimin pas kohës së tmerrshme të kaluar te United.

“Mënyra më e lehtë do të ishte për t’i dhënë fund karrierës sime”, përfundoi ish-portieri i Barcelonës. /Telegrafi/