Telegrafi

Valdes bën dy super-pritje në vetëm tre sekonda ndaj Unitedit (Video)

Victor Valdes ka befasuar të gjithë më reflekset e tij.

Ish-portieri i Barcelonës po tregon që ende është në formë të mirë edhe përkundër viteve.

Këtë më së miri e tregojnë pritjet e bëra në ndeshjet që po zhvillohet tani në mes të skuadrës së tij, Middlesbrough dhe Manchester United.

Lexo po ashtu Berisha bën mrekullinë, ia mohon supergolin Mertensit (Video)

Portieri spanjoll në këtë takim bërë dy super-pritje nga afërsia në vetëm tre sekonda.

Valdes fillimisht ndali goditjen e sulmuesit Marcus Rashford, pastaj nga topi i kthyer goditi Antonio Valencia, i cili po ashtu u ndal nga spanjolli.

Më poshtë keni videon ku mund të shikoni pritjet e Valdesit. /Telegrafi/