Telegrafi

Valdes afër Middlesbroughit

Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes është shumë afër kalimit te Middlesbroughi.

34-vjeçari që nënshkroi kontratë me Manchester Unitedin në janar të 2015-s pati vetëm dy paraqitje për “Djajtë e Kuq”, para se të lirohej muajin e shkuar.

Tani, BBC raporton se Valdes të enjten do të ketë testet mjekësore me klubin kthyer në Premier Ligë dhe do të nënshkruajë kontratë me klubin e ri.

Veterani sezonin e kaluar ishte i huazuar te Standard Liege në Belgjikë.