Site icon Telegrafi

Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

Jorge Valdano, lojtar i Real Madridit nga viti 1984 deri në 1987 dhe trajner i skuadrës Los Blancos nga viti 1994 deri në 1996, ka analizuar në programin ‘El Larguero’ finalen e afërt të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit dhe vuri në pah figurën e trajnerit italian, Carlo Ancelotti, pikërisht në raport me mesfushorin Toni Kroos.

Ditëve të fundit kampi i klubit mbretëror u befasua nga vendimi i mesfushorit gjerman, Kroos, për t’u pensionuar nga futbolli pas Euro 2024.

Për daljen në pension të Kroos, Valdano ka treguar se e dite tro vite më parë se do të tërhiqej, ndërsa më vonë zbuloi mosmarrëveshjen mes tij dhe Ancelottit.

“Tre vite më parë Toni më tha se do të tërhiqej ndërsa ishte në krye të lojës dhe të përmbushësh atë që thuhet është një vlerë e vërtetë. Më befason, pasi për mua duhet të pish çdo pikë të fundit futbolli, do të kisha luajtur zvarritur”, ka thënë fillimisht Valdano për El Larguero.

Lexo po ashtu Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t'u pensionuar nga futbolli

Për të nxjerrë në pah figurën e Ancelottit te Real Madridi, Valdano iu drejtua një anekdote kurioze mes italianit dhe Kroosit.

“Më kujtohet një ditë që Ancelotti e kishte hequr Kroosin dhe Tonit nuk i pëlqeu që e ndryshuan”.

“Të nesërmen takova Carlon dhe e pyeta “me Kroos si e rregullove?, Dhe më thotë: “Jo… Sot në mëngjes u pamë dhe ai më bëri fytyrën, unë iu përgjigja me fytyrë tjetër dhe nuk ishte e nevojshme të thosha asnjë fjalë”.

 

“Për të udhëhequr me një buzëqeshje, duhet të kesh një miratim historik shumë të rëndësishëm dhe një histori të patëmetë”.

“Nuk duhen as fjalë. Lojtari e kupton që nuk kishte asnjë ndjenjë padrejtësie kur merr vendimin, pasi ai e njeh fisnikërinë e liderit”, përfundoi Valdano, duke theksuar kapacitetin drejtues të Ancelottit. /Telegrafi/

Exit mobile version