Telegrafi

Valdano: Ronaldo mund të jetë sikur Diego Maradona

Reali mbrëmë e prezantoi edhe zyrtarisht Ronaldon si futbollist të ri në një ceremoni spektakolare në Bernabeu, para po thuajse 80 mijë shikuesish.

“Më brengos presioni të cilin e bëjnë mediat të cilat nuk janë të lidhura me sportin. Ata të sportit janë shumë më profesionale dhe kanë respekt. Të tjerët më shqetësojnë”, ka thënë Valddano.

“Kurrë nuk kam thënë se Ronaldo ka nevojë për të dashur ose grua. Nuk mendoj se qëllimi i Real Madridit është që ai të ketë të dashur”.

Në pyetjen nëse Ronaldo do të mund të arrijë nivelin e Diego Maradonës dhe të jetë futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, Valdanë është përgjigjur:

“Ronaldo ka vetëm 24 vite dhe ende ka një rrugë të gjatë para tij. Ai tashmë ka arritur disa gjëra të rëndësishme, tashmë e ka ngritur Topin e Artë, por ende nuk e ka arritur të gjithë potencialin që ka. Ai është ambicioz. Nuk ka qëllim që ai nuk do të mund ta realizojë. Ka kohë për gjithçka”.