Telegrafi

Valdano: Ronaldo ka shpirtin e Realit

Cristiano Ronaldo tregoi vlerat e tij kur e shpëtoi Realin me një fitore prej 3-2 ndaj Osasunas në Bernabeu.

“Shpëtimtari i ekipit, është vetë ekipi. Por, Cristiano Ronaldo është njeri që i ka vlerat si të Real Madridit. Për këtë arsye, tifozët presin më shumë nga ai dhe presin deri në frymën e fundit, sepse ata e dinë se ky është lojtar që jep gjithçka”.

“Tifozët tanë e dinë këtë dhe për këtë arsye ata kërkojnë shumë nga ai”, ka thënë Valdano. /Telegrafi/