Telegrafi

Valdano: Ronaldo dhe Kaka janë të ndryshëm

“Presidenti gjithmonë thoshte se është e nevojshme ta bëjmë për një vit, atë që zakonisht bëhet për tre vite. Reali kurrë nuk ka angazhuar aq shumë lojtarë, por në të njëjtën kohë nuk ka shitur aq shumë”, ka thënë Valdano për Gazzetta dello Sport.

Duke folur për dy yjet më të shtrenjta të futbollit, Kaka dhe Cristiano Ronaldon, Valdano ka thënë: “Kaka është një top talent. Ai është shumë i qetë, nuk ka frikë nga paraqitjet e dobëta dhe më duket se vetëm luaj për t’u argëtuar”.

“Ronaldo është shumë ambicioz, ka nervozë të natyrshme rreth paraqitjeve të tij. Gjithmonë dëshiron të dëshmohet kush është. Të dy kanë mënyrë të ndryshme të arritjes te kulmi”, ka shtuar Valdano.