Telegrafi

Valdano: Reali duhet të shesë për të blerë sërish

“Dyert do të mbeten të mbyllura së paku derisa disa lojtarë të caktuar të shiten”, ka thënë Jorge Valdano.

Argjentinasi po ashtu ka thënë se sulmuesi holandez Klaas-Jan Huntelaar tashmë është informuar se nuk bën pjesë në planet e Realit, pasi lojtari refuzoi një transferim për te klubi i Bundesligës, Stuttgart.