Telegrafi

Valdano: Reali do vazhdojë të luftojë për titull

“Përderisa ka pak shenja shprese, ne vazhdojmë të jetojmë me to. Është e qartë që opsionet tona janë minimizuar, por ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të jemi në gjendje për ta bërë këtë. Ne mund të përqendrohemi vetëm në atë çfarë po ndodh në ndeshje. Unë isha më shumë i fokusuar në atë se çfarë po bëjmë në takimin tonë, kurse Sevilla më interesoi vetëm pasi përfundoi takimi ynë”.

“Kjo luftë është e mirë për Spanjën dhe për kampionatin. Ne luajmë ndaj Malagas dhe Valladoidi duhet të udhëtojë në Camp Nou, gjithçka është e mundshme sepse frika dhe nervat mund të luajnë rolin e tyre”, përfundoi Valdano. /Telegrafi/