Telegrafi

Valdano përgëzon Barcelonën

“Përgëzime për kampionët meritorë. Klubi do të hapë një debat, në të cilin pritet të merren vendime të rëndësishme”.

“Projekti filloi vitin e kaluar dhe ka pasur shumë ndryshime e lojtarë të rinj gjatë gjithë vitit. Na duhen disa përmirësime dhe mund të ketë shumë transferime, ashtu si verën e kaluar”.

“Florentino Perez është luftarak dhe ky është një projekt i gjatë. Në ndeshjet kokë më kokë, paraqitja e ekipit tonë ishte zhgënjyese, por, tek e fundit nuk ka arsye për t’u zhgënjyer”, tha Valdano. /Telegrafi/