Telegrafi

Valdano: Pellegrini është i sigurt

“Ne do ta respektojmë atë pasi besojmë në punën e tij, edhe pse e dimë se trajneri i Madridit gjithmonë është i shoqëruar nga kundërthëniet. Ai ka kontratë deri në sezonin e ardhshëm dhe plani është që ai të vazhdojë të jetë trajner. Sezoni nuk ka përfunduar ende dhe ende ka gjëra për të luftuar”.

“Edhe unë kam vuajtur si të gjithë fansat e Madridit. Ne kemi pasur shumë shpresa, por nuk mundëm ta përmbysim kundërshtarin që e bëri ndeshjen të vështirë për ne”, ka thënë Valdano./Telegrafi/