Telegrafi

Valdano: Nuk jemi të interesuar për Rooneyn

Sulmuesi anglez është shndërruar në lider të Djajve të Kuq, ndërsa forma e tij ka nxitur interesim nga top-skuadrat evropiane, siç janë Real Madrid dhe Barcelona.

Sidoqoftë, vetë Rooney hodhi poshtë spekulimet se mund të largohet nga Old Trafford duke thënë se është i kënaqur me fanellën që bart.

Ndërsa tani edhe Valdano shprehet kundër këtyre thashethemeve dhe thotë se Mbretërit nuk janë të interesuar për Rooneyn.

“Ai është i jashtëzakonshëm, shumë, shumë i mirë. Rooney është anglez, të gjithë e dimë se ata e kanë shumë të vështirë të përshtaten në ligat tjera përpos Ligës Premier”.

“Ai është lojtar tërheqës, por ne nuk jemi të interesuar për shërbimet e tij”, ka thënë Valdano për Radio COPE. /Telegrafi/