Telegrafi

Valdano: Mourinho te Reali, të martën

“Mourinho do të arrijë në Madrid, ndoshta javën e ardhshme. Është e mundshme që të jetë të martën, por sipas të gjitha gjasave do të jetë të hënën. Ndërrimi i trajnerit, ishte i nevojshëm”, theksoi Valdano.

Drejtori më pas komentoi dhe mbi të ardhmen e sulmuesve, Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema, për të cilët thotë se nuk janë në shitje.

“Higuain? Higuain është nën kontratë për edhe tre vite, ndërsa ka qenë kyç këtë sezon, ai nuk është në shitje. Nuk na nevojiten sulmues tjerë, ne kemi shënuar 102 gola këtë sezon dhe Benzema nuk luajti dhe aq. Sezonin e ardhshëm, Karim Benzema është sikurse transfer i ri”, përfundoi Valdano. /Telegrafi/