Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, dëshiron ta shohë më shumë duke luftuar Iscon.
Isco startoi ndeshjen e kaluar në Copa del Rey nga stoli, duke nxitur edhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij në Madrid.
Valdano ka kërkuar nga lojtari që të mos viktimizohet dhe të luajë më fuqishëm.
“Diçka duket se po ndodh dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
“Më mungon rebelimi i vogël i Iscos, ai duhet ta di se gjërat fitohen dhe humben në fushë”.
“Ai preferon që ta shfaqë veten si viktimë e jo si lojtar që është i përfshirë në lojë”, deklaroi Valdano.
Çmimi i Iscos për skuadrat e interesuara është 80 milionë euro. /Telegrafi/