Telegrafi

Valdano: E dimë kë do ta shesim

Së paku katër lojtarë do të largohen nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa disa nga emrat që qarkullojnë janë Wesley Sneijder, Rafael van der Vaart, Klaas-Jan Huntelaar, Arjen Robben dhe Alvaro Negredo.

“Ende jemi duke kërkuar destinacionet e disa lojtarëve, por jam i sigurt se ata e dinë se nuk do të jenë pjesë e skuadrës këtë vit”.

“Ne nuk kemi të drejtë të mbajmë më shumë se 25 lojtarë për arsye burokratike dhe ne e dimë se cilët lojtarë nuk i dëshirojmë në skuadër”, i ka thënë Valdano faqes zyrtare të Realit.