Telegrafi

Valdano: Duhet të bëjmë edhe dy transferime

“Di Maria është një lojtar që ka cilësi të mëdha si anësor. Ai hapet në fushë dhe mund të tejkalojë mbrojtësit, ndërsa është një talent që mund të ketë një impenjim të jashtëzakonshëm në një takim. Vitin e kaluar u shfaqën dobësitë në krah dhe Di Maria bën kompletim të mirë të skuadrës”.

“Ne jemi duke e vëzhguar tregun e transferimeve, por nuk jemi duke nxituar. Sidoqoftë, Di Maria nuk do të jetë transferi i fundit. Ne do të bëjmë edhe dy transferime tjera, jo më shumë”, ka thënë Valdano. /Telegrafi/