Telegrafi

Valdano: Benzema, saktësisht çfarë kishim nevojë

“Tash, Villa (David) është jashtë dhe Benzema është brenda. Benzema kompletoi synimin tonë për të pasur një sulmues agresiv të qendrës”, ka thënë Valdano.

Valdano po ashtu ka komentuar edhe për harxhimet e mëdha të Realit gjatë kësaj vere.

“Real Madrid është klubi më i pasur në botë, pjesërisht sepse blejmë lojtarë të klasit të lartë. Dinamika e kësaj mënyre është dëshmuar e suksesshme në të kaluarën. Ky ekip nuk mund të synojë të jetë mesatar, por të jetë lider dhe për të arritur atje është e pamundur pa lojtarët më të mirë në botë”, ka shtuar Valdano.