Telegrafi

Valdano: Barcelonës i ka kushtuar 20 vite të luajë mirë

Valdano pranon se Barcelona luan futboll më të mirë, por thotë se atyre iu ka kushtuar ’20 vite’ të fillojnë të luajnë një stil të tillë.

“Barca vërtet tregon një futboll shumë të mirë, e vërtetë, dhe mbase është periudha më e mirë të cilën e kalojnë në historinë tyre. Por, atyre iu ka kushtuar 20 vite për të arritur këtë pjekuri kolektive”.

“Ne kemi pasur nevojë për vetëm katër muaj për të arritur kulmin e tabelës dhe ështëe padrejtë të krahasojmë se ku janë këto dy ekipe për momentin. Po, ne kemi pasur probleme me lojën atraktive, por ende po fitojmë. Dhe e kemi bërë këtë pa Cristianon”, ka thënë Valdano./Telegrafi/