Telegrafi

Valdano: Ardhja e Ronaldos fundi i Robben

“Kur një skuadër transferon dikë si Cristiano Ronaldo, një lojtar me karakteristikat e Robben, atëherë ky i fundit duhet të largohet. Është vështirë të kesh dy lojtarë të asaj kategorie, një startues dhe një rezervë”, ka thënë Valdano për “Marca”.

Robben u transferuar te Bayern Munichu në fund të afatit kalimtar veror për shumën prej 25 milionë eurosh, ndërsa shkëlqeu me fanellën e bavarezëve që në ndeshjen e parë.