Telegrafi

Valbona Selimllari dhe Erion Veliaj, dy shpirtëra human që ndihmojnë Qendrat Sociale (Foto)

Sot (e enjte) fëmijët e Qendrës Sociale nr.9 në Tiranë kanë pasur një arsye të vërtet për të festuar.

Ata i ka vizituar prezantuesja e njohur Valbona Selimllari bashkë me vullnetarët e rinj të bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë fëmijët e kësaj qendre kishin përgatitur një koncert me rastin e vizitës së veçantë.

Valbona bashkë me vullnetarët e bashkisë kanë ndihmuar me një donacion Qendrën Sociale, donacion i cili do të shkojë në plotësimin e nevojave për fëmijët.

Valbona edhe dje me rastin e festës së 8 marsit ishte e pranishme në Qendrën Sociale në Laprakë bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj ku kanë kthyer drekë për gratë e kësaj qendre.

Ndërkohë ky i fundit, ka qenë i pranishëm sot në rikonstruksionin e një prej shkollave në njësinë 8. /Telegrafi/