Site icon Telegrafi

Valbona Mema dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh” (Foto)

Një privilegj i Presidentit është edhe ndarja e medaljeve të merituara për artistë.

Këtë gjë e ka bërë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili dekoroi këngëtaren Valbon Mema me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila në rrjete sociale publikoi disa imazhe nga kjo ceremoni, transmeton lajmi.net

Me këtë rast, Valbona ka falënderuar presidentit për çmimin si dhe familjen për mbështetje.

“Faleminderit. Familja ime që më ka mbështetur në rrugën e bukur dhe të vështire te artit dhe faleminderit z.president Bujar Nishani për vlerësimin me çmimin “Mjeshtër i Madh”, shkruan këngëtarja.

Exit mobile version