Sukseset e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare tashmë janë të njohura tash e sa vite.
Dua Lipa, Bebe Rexha, Rita Ora janë disa prej këngëtareve të famshme shqiptare, por edhe në rrafshin e modës nuk duhet të përjashtohen Emina Cunmulaj, Mirjeta Shala, Marigona Dragusha.
Por, kësaj radhe do të ndalemi edhe të një modele shqiptare, e cila nuk është e njohur edhe shumë tek ne.
Bëhet fjalë për Valbona Bakiun, e cila është 25-vjeçare dhe bën karrierë në pasarelat amerikane gjersa jeton në New York.
Ajo është pjesë e agjencisë së modës, “State Management Models” si dhe “True Models Menagement”, ku janë edhe shumë yje botërore të fushës së modës.
Bukuroshja është e gjatë 1.72 centimetra gjersa peshon hiq më pak se 53 kilogramë, bazuar në të dhënat e modelmayhem.com.
Zeshkania thuhet se nuk ka nevojë të drejtohet në studio pasi që e di se çfarë të bëjë para aparatit fotografik. Karakteri i saj është shumë i ftohtë dhe kjo i jep profesionalizëm më të lartë. Një aparat fotografik nuk mund të mjaftonte kurrë për bukurinë e saj.
Ndryshe, Bakiun do ta shohim edhe gjatë vitit të ardhshëm në ngjarje të ndryshme të modës. /Telegrafi/