Site icon Telegrafi

Valbon Krasniqi zgjedhet drejtor i SHSKUK-së

Valbon Krasniqi është zgjedhur në pozitën e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga SHSKUK, ku janë publikuar edhe rezultatet finale të konkursit.

“Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi, ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Valbon Krasniqi nuk plotëson kriteret për pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, nuk e kalon konkursin

Në fazën e fundit të këtij konkursi gara u bë mes Krasniqit dhe Basri Lenjanit, pasi tre kandidatë të tjerë ishin larguar nga gara me akuza për parregullsi në këtë konkurs.

Krasniqi është vlerësuar me 34 pikë në test, 8 në CV si dhe 49.2 në intervistë, ndërsa Lenjani mori 19 pikë në test, 10 në vlerësimin e CV-së dhe 46.6 në intervistë.

Lidhur me këto rezultate, kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve.

Kujtojmë se Krasniqi ishte kthyer në garën për drejtor të SHSUKUK-së, pasi fillimisht njëherë ishte eliminuar për mungesë të përvojës menaxheriale.

Konkursi në fjalë ishte hapur 25 nëntor të vitit 2020 dhe afati për aplikim ishte 15 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version