Telegrafi

Vala vazhdon zgjerimin e rrjetit

Operatori publik mobil “Vala”, edhe më tutje është duke vazhduar fazën e implementimit të teknologjisë më të avancuar në lëmin e GSM – NGN apo Rrjeti i Gjeneratës së Re (Next Generation Networks).

"Operimi do të bëhet në kohën kur trafiku është i intenzitetit më të ulët, duke filluar nga ora 00:01 ndërkohë që përfundon rreth orës 07:12′, thuhet ne komunikate.

Gjatë këtij operimi, trafik nuk do të ketë rreth 20 minuta, duke filluar nga ora 03:00 pas mesnatës.

Poashtu gjatë tërë këtij operimi, konsumatorët nuk do të kenë mundësi rimbushjeje përmes kartelave grithëse, Top-up dhe as ATM-ve.

Operatori publik mobil Vala kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e vet, duke i siguruar se ajo po punon në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve që ofron.