Telegrafi

Vala vazhdon të mos lëshojë kuponë fiskalë

Operatori publik i telefonisë mobile “Vala” edhe më tutje vazhdon të mos lëshojë kuponë fiskalë për shërbimet, që qytetarët kryejnë në këtë kompani.

 

Mirëpo, përveç kësaj një numër i pikave të kësaj kompanie edhe më tutje janë duke funksionuar pa arka fiskale, shkruan Zëri.

 

Në nëntor të vitit të kaluar “Vala”, kishte fiskalizuar rreth 400 sportele të shitjes në të gjithë territorin e Kosovës.  /Telegrafi/