Telegrafi

VALA thyen të gjitha rekordet për festën e Vitit të Ri

E veçanta është se pas dhjetë vjet operimi, operatori Vala ka qenë 100 përqind e suksesshme dhe ka thyer të gjitha rekordet. Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën periudhë, VALA ka dyfishuar numrin e SMS-ve të dërguar të realizuar dhe ka inkasuar mbi 50 mijë euro më shumë, thuhet ne komunikaten e PTK. 

Sipas saj, të hyrat e përafërta, nga dërgimi i SMS-ve janë 150,000.00 euro (me TVSH), ndërkohë që mesatarja e SMS-ve të dërguar gjatë kohës me ngarkesë më të madhe (07:00 – 14:00) është 278,000 SMS në orë.

”Të shikosh statistikat e thirrjeve dhe SMS-ve gjatë ditëve festive të Vitit të Ri, është me të vërtetë një rezultat rekord dhe kjo ndodh për herë të parë pas dhjetë vjetësh. Kjo tregon për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbime më kualitative”, tha Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK. /telegrafi/