Site icon Telegrafi

Vala sponsore e xhudos së Kosovës për në Rio 2016

Kjo Federatë viteve të fundit fal garueseve të saj, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi i ka sjell vendit shumë suksese në rrafshin sportiv, konkretisht kampionë bote dhe medalje ari.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, drejtori menaxhues i Telekomit te Kosoves, Valës, Agron Mustafa tha se me këtë akt janë duke e përmbushur një mision social dhe shoqëror

“Jemi 100 për qind në pronësi publike, ndaj kemi edhe obligim moral dhe privilegj të jemi sponsor të këtij sporti që po na përfaqëson denjësisht në arenën ndërkombëtare”, tha Agron Mustafa.

Ndërsa, trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, tha se për herë të parë Telekomi si kampion do të jetë afër nesh në rrugën tonë

“Për herë të parë i sollëm popullit shqiptare dy medalje ari dhe nuk do të ndalemi. Falënderojmë telekomin dhe drejtorin Agron Mustafa”, tha Kuka. Kurse, xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi tha se është hera e parë që po nënshkruajmë si Federatë me Valën. Falënderojmë drejtorin për këtë mbështetje”, tha Kelmendi.

E drejtori Aagron Mustafa tha më tutje se Vala është e tij e Driton Kukës, Majlindës. “Vala është e të gjithëve”, tha Mustafa.
 

Exit mobile version