Telegrafi

Vala shtyn “Vikendi 1 euro”, pas Vitit të Ri

Sipas komunikatës së kësaj kompanie, matjet dhe vlerësimet e para të opinionit me rastin e lansimit të produktit “Vikendi 1 euro” kanë treguar se i njëjti është parapëlqyer shumë nga konsumatorë, "çka tregon se pas kompletimit të testeve deri në migrimin komplet të rrjeti në rrjetin e ri do të vazhdohet prapë me këtë produkt".

“Operatori mobil Vala ka testuar me sukses produktin e ri ‘Vikendi 1 euro’ gjatë dy vikendeve të kaluara. Nga këto testime ka dalë se ky produkt është parapëlqyer shumë nga konsumatorët tanë dhe ka qenë financiarisht i dobishëm. Ketë e vërteton fakti se gjate këtyre dy vikendeve kemi pasur me mija e mija kërkesa për aktivizimin e këtij produkti", saktëson komunikata.

Në Komunikatë po ashtu thuhet se, si pasojë e kërkesave masive te konsumatorëve janë shkaktuar ngarkesa të mëdha në rrjet po për shkak te përdorimit te madh te këtij produkti. Këto ngarkesa kanë rezultuar me disa vështërsi në komunikim.

Ka pasur raste kur telefonata kanë zgjatur nga 6 orë pandërprerë, gjë që krijoi vështirësi në komunikim. /Telegrafi/