Site icon Telegrafi

Vala rrit përdoruesit e Roamingut

Ky sukses i operatorit “Vala” sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, përveç ofrimit të shërbimeve kualitativ dhe shumë të volitshëm të gjithë konsumatorëve të saj dhe sidomos bashkatdhetarëve, ka bërë që të ketë ngritje të trafikut krahasuar me vitet paraprake.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se trafiku i realizuar për këtë periudhë të vitit 2010 është rritur mbi 10 për qind për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

”Të shikosh këtë rritje të përgjithshme, edhe të trafikut të gjeneruar, edhe të numrit të konsumatorëve, është me të vërtetë vlerësimi më i mirë për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative”, tha Haxha.

PTK ka shënuar në vazhdimësi një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, shërbimeve kualitative, imazhit dhe numrit gjithnjë në rritje të konsumatorëve të saj nën udhëheqjen e menaxhmentit aktual.

Operatori Vala javë më parë ka lansuar disa produkte, të cilat u dedikohen, konsumatorëve me parapagim (Prepaid) si dhe ofertë më të mirë për bizneset. /Telegrafi/
 

Exit mobile version