Telegrafi

Vala përgjysmon çmimet

Vendimi është marrë gjatë ditës së premte ndërsa është konfirmuar të shtunën nga zëdhënësi i korporatës Menduh Abazi.

“Vala ka bërë ridizajnimin e të gjitha pakove post-paid duke përgjysmuar çmimin për secilën prej tyre”,ka konfirmuar Abazi.

Paketa e cila deri më tani ka kushtuar 40 euro dhe përmbante bisedë prej 500 minutave dhe 200 sms falas,që na dita e hënë kur pritet të hyjnë në fuqi këto çmime do të kushtojë vetëm 20 euro.

Ndërsa paketa prej 30 eurove që përmbante 250 minuta bisedë dhe 120 sms falas, tani kushton 15 euro, ndërsa paketa e 20 eurove me 150 minuta bisedë dhe 60 sms falas do të kushtojë 10 euro.

Gjithashtu operatori publik ka paraparë që me datë 1 korrik të nxjerrë në treg rreth 50 mijë numra,të cilët do të kushtojnë vetëm tre euro ndërsa do të përmbajnë 5 euro mbushje.

Këta do të jenë numrat e fundit që do të vihen nga Vala në dispozicion dhe që do te kenë prefiksin 044 pasi është paraparë të kalohet në 045.

Kjo është fushata e dytë e uljes së çmimeve nga operatori publik,pas uljes së çmimeve për konsumatorët me parapagim nga 16 cent në 10 cent, uljes se çmimit në 5 cent për minutë prej të premtes në ora 10 deri në të hënën në ora 8 mëngjes dhe ekstra tarifës prej orës një të mesnatës deri në 6 të mëngjesit në dy cent për minutë. Sms tani në Vala kushton vetëm 3 cent ndërsa 2 cent për paketën Familja dhe Miqtë./Telegrafi/