Site icon Telegrafi

Vala para konkurrenteve të tjerë, sjell Ipone 6s

Vala së shpejti do të fillojë me dy risi të treg. Për të gjithë klientët e vet kompania telefonike “Vala”, ka sjellë telefonin e ri të markës Apple, Ipon 6s, që sapo është lansuar në tregjet botërore.

Këtë risi e ka paralajmëruar vetë drejtori menaxhues i “Vala”-së, Agron Mustafa, nëpërmes rrjetit social Facebook.

Ata që janë përdorures të “Vala”-së do të mund ta marrin Ipone 6s me këste ose nëpërmes lojës shpërblyese që do të nis së shpejti, raporton Indeksonline.

Ndryshe “Vala”, është duke e përjetuar kthesën më të fuqishme të rikthimit të klientëve dhe llojllojshmërinë e ofertave. Ofertat e fundit nga “Vala” janë para të gjithë operatorëve tjerë që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version