Telegrafi

Vala – IPKO, nënshkruajnë marrëveshjen e interkoneksionit

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha dhe Drejtori Ekzekutiv i IPKO-s, Akan Ismaili, dhe do të hyjë në fuqi nga data 1 maj 2009.

Bazuar në një njoftim zyrtar të ala-s, ky veprim i dy operatorëve ka qenë i domosdoshëm, marrë parasysh asimetrinë e çmimeve, me ç’rast është dëmtuar kompania dhe vet konsumatori i Vala-s.

”Njëkohësisht, ky veprim do të ndikojë dukshëm në rritjen e të hyrave të operatorit publik mobil Vala”.

Në po të njëjtin njoftim thuhet se, marrëveshje e iniciuar nga menaxhmenti i PTK-së, është përkrahur plotësisht nga operatori IPKO.

”Një hap i tillë, ka qenë i domosdoshëm të merret nga vet udhëheqësia e PTK-së dhe pa ndërmjetësimin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, meqë ky autoritet ka kohë që nuk është duke funksionuar, ndërkohë kompanisë tonë po i shkaktohen dëme”, ka thënë Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

ART, e cila kishte ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes së parë mes këtyre dy operatorëve, ka një kohë të gjatë që nuk është duke funksionuar, gjë që ka shtyrë të dy kompanitë, PTK dhe IPKO që të marrin hapa konkret dhe krejt kjo për hir të ofrimit të shërbimeve sa më të lira, konsumatorit. /Telegrafi/