Telegrafi

VALA edhe me një shërbim të ri

Për rastin kur konsumatori ndodhet si roaming mjafton të jetë i lidhur me ndonjërin nga rrjetet e operatorëve ndërkombëtar që Vala ka marrëveshje bashkëpunimi, ku një SMS tregon numrin, datën dhe orën e thirrjes. Po ashtu si karakteristikë e këtij shërbimi është se i grumbullon thirrjet nga i njëjti numër.

Sa për ilustrim: nëse gjatë periudhës kur keni qenë jashtë rrjetit të Vala-s, numri X ka tentuar tre apo katër herë të ju kontaktoj, atëherë posa të lidheni me rrjetin do të pranoni një SMS që tregon për numrin, datën dhe orën e thirrjes.

Kryeshef Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se lansimi i shërbimeve të reja të VALA-s, është edhe një dëshmi më shumë për përkushtimin maksimal të menaxhmentit në drejtim të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe rritjes së vazhdueshme të numrit të tyre. /Telegrafi/