Territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë nën ndikimin e një valë të të nxehtit edhe gjatë javës së ardhshme, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë, e herë pas here mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokall i rrezikut nga temperaturat e larta.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë prej 10.