Një valë e të nxehtit po vazhdon në disa pjesë të Evropës, me temperaturat në ishullin italian të Sardenjës që pritet të arrijnë një maksimum prej 46 gradë Celsius të martën.
Ndërkohë janë raportuar edhe zjarre në ishullin spanjoll La Palma dhe në Greqinë kontinentale.
Kështu, Organizata Botërore Meteorologjike thotë se modelet ekstreme të motit nxjerrin në pah nevojën për veprime më të mëdha klimatike, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, qysh në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave.
Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.
Më poshtë ua sjellim disa fotografi që tregojnë situatën në disa pjesë të Evropës. /Telegrafi/